Një farsë politike që nuk ka të bëjë me sundimin e ligjit.
Kështu e cilëson sjelljen e Greqisë me arrestimin e tifozëve kroatë pas trazirave në ndeshjen mes AEK dhe Dinamo Zagreb, Presidenti i Kroacisë Zoran Milanovic.
Sipas tij, veprimi i Greqisë është politikë e pastër, ndërsa tifozët kroatë po trajtohen si robër lufte.
“Nuk mund të ndalosh dikë pa një bazë ligjore. Kjo është një nga themelet e ligjit europian, liria. Unë nuk e shoh si sundim të ligjit, por si hakmarrje masive. Ata mblodhën aty tifozë kroatë dhe i plasën në burg. Është politikë e pastër, jemi mësuar më këtë lloj, nga ato anë të Europës. Ata janë robër lufte atje, atëherë le të trajtohen sipas rregullave të ligjit të luftës dhe ne do të shkëmbejmë njerëz, do të mbledhim njëqind grekë se po hidhnin copa letre”, tha ai.
Greqia akuzohet për farsë politike teksa pretendon se ndalimi i kroatëve është një çështje e drejtësisë ku nuk duhet të ndërhyjë askush, ndërkohë që ajo vetë nuk ka ndjekur të njëjtin standard me rastin e Fredi Belerit, teksa haptazi i bën presion drejtësisë shqiptare për lirimin e tij.
Top Channel