Një tragjedi ka ndodhur në pyllin e Dadias, Greqi, i cili filloi të digjej që ditën e djeshme.
Sipas informacioneve të mediave greke, janë gjetur të paktën 18 trupa të karbonizuar emigrantësh.
Sipas informacioneve, të vdekurit janë gjetur në dy grupe, ndërsa hetimet po vazhdojnë. Sipas përfaqësuesit të Zjarrfikësve, Giannis Artopioros, po hetohet mundësia që ata të kenë hyrë ilegalisht në vend.
Zjarri në brendësi të pyllit të Dadias, ka rënë mesditën e së hënës dhe forcat zjarrfikëse janë përpjekur që të pengojnë flakët të përhapen.
Zëvendësguvernatori i rajonit, z. Dimitris Petrovich, tha për APE-MPE se kjo është një shpërthim “autonom” që ka ndodhur, për një arsye të panjohur, në një distancë nga zjarret e tjera që po vazhdojnë, në vendndodhjen e Gibrenës.
Top Channel