Szunyog: Zgjedhjet në veri, sa më shpejt dhe me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës
21/08/2023 20:45
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka takuar ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, me të cilin ka biseduar për zgjedhjet e parakohshme në veri të vendit.
Ambasadori i BE-së ka ritheksuar se zgjedhjet duhet të organizohen sa më shpejt në katër komunat veriore dhe me pjesëmarrjen e plotë e të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.
“Diskutuam zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës me ministrin Elbert Krasniqi. Ritheksova se zgjedhjet e parakohshme duhet të organizohen sa më shpejt në katër komuna dhe në mënyrë plotësisht gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e plotë dhe të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, ka shkruar Szunyog.
Top Channel