Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, është pritur në takim nga ministri i ri i Mbrojtjes, Ejup Maqeodnci.
Diplomati amerikan ka shprehur edhe njëherë mbështetjen e partnerit kryesor të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në rrugën e tranzicionit 10 vjeçar.
Hovenier ka shkruar se mezi pret të bashkëpunojë me ministrin, në mbështetje të FSK-së si forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike dhe e ndërveprueshme me NATO-n.
“Kënaqësi që sot pasdite të takohem me ministrin e ri të Mbrojtjes Ejup Maqedonci. Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin dhe partneritetin tonë të ngushtë, veçanërisht në mbështetje të tranzicionit 10 vjeçar të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO”, ka shkruar ai.
Top Channel