Fitore surprizë e aktivistit anti-korrupsion në presidencialet në Guatemala (fotot)

21/08/2023 16:31

Fitorja surprizë e Bernado Arévalo vjen në një kohë shqetësimi për gjendjen e demokracisë në Amerikën Qendrore.

Analistët thonë se kritikat për demorkacinë në Amerikën Qendrore kanë marrë tashmë një korrektim pas zgjedhjes si president në Guatemala të aktivistit anti-korrupsion Bernardo Arévalo, një rezultat që askush nuk do ta besonte disa javë më parë.

Ashtu si El Salvador e Nikaragua, Guatemala ishte një nga vendet amerikano-qendrore që kanë pasur qeveri autoritare dhe gjykatës e prokurorë janë detyruar të largohen në ekzil, ashtu si dhe gazetarë të njohur që kanë përfunduar prapa hekurave, shkruan rrjeti britanik TheGuardian.

Zgjedhja e papritur e Arévalo – biri i presidentit të parë të zgjedhur lirisht të Guatemalës, Juan José Arévalo – duket si një refuzim i gërryerjes së të drejtave në vendin me popullsinë më të madhe në Amerikën Qendrore.

Në konferencën e shtypit pas fitores, Arévalo celebronte kurajon e votuesve që sipas tij “mbrojtën demokracinë”, duke i dhënë fitoren kundër ish-zonjës së parë Sandra Torres. Arévalo mori 58.01% të votave në krahasim me 37.24% Torres.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA