U infektuan nga mushkonjat me virusin e Nilit, tre të vdekur në Rumani

20/08/2023 22:05

Tre persona kanë vdekur pasi u infektuan me virusin e Nilit Perëndimor nga pickimi i mushkonjave në Rumani.

Virusi cili transmetohet nga pickimi i mushkonjave, nuk ka vaksinë apo trajtim specifik antiviral

Këtë virus e transmetojnë më shumë se 10% e mushkonjave në Rumani, sipas një studimi të fundit nga Instituti Cantacuzino në Bukuresht.

Të paktën shtatë persona në Rumani mbi 50 vjeç u infektuan me këtë virus gjatë javës, tre prej të cilëve vdiqën nga komplikimet.

Shumica e rasteve u diagnostikuan pasi pacientët mbërritën në spital me meningjit ose meningoencefalit, një infeksion i meninges dhe trurit.

Në raste të rralla, pacientët mund të përjetojnë një infeksion serioz të sistemit nervor pas kontraktimit të virusit, duke çuar në paralizë, konvulsione, humbje të shikimit dhe koma.

Megjithatë, tetë nga dhjetë personat e infektuar nuk shfaqin simptoma. Të moshuarit ose njerëzit me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit nga virusi.

Kështu, njerëzit këshillohen të mbulojnë të gjithë trupin kur vizitojnë zona me shumë bimësi dhe lagështi të lartë për të shmangur pickimin.

Ata gjithashtu duhet të përdorin spray kundër mushkonjave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA