Nëse supozojmë se çdo shenjë e zodiakut ka karakteristikat e veta dhe çdo person i jep formë, ka shenja me fat dhe pafat.
Megjithatë, lajmi i mirë është se edhe nëse i përkasim më të pafatve, duke ndryshuar disa modele sjelljeje, ne mund të ndryshojmë, edhe fatin tonë.
Shenja më e pafat: Akrepi
Planeti i tij sundues është Plutoni, i cili shoqërohet me tragjedi dhe mësime traumatike të jetës. Megjithatë, Akrepat kanë një ‘talent’ unik për të përfituar nga sfidat dhe vështirësitë për t’u lulëzuar në to, duke e shndërruar kështu ‘fatin e tyre të keq’ në fat.
Shenja më me fat: Shigjetari
Me Jupiterin si planetin e tij sundues, të lidhur me fatin e mirë dhe bujarinë, jeta për Shigjetarin është e mbushur plot thesare, përvoja dhe aventura të paçmuara. Natyra e tij kureshtare kombinohet me optimizmin dhe mendimin pozitiv, pasi ai priret të shohë anën e mirë në gjithçka që ndodh.
Pjesa tjetër e shenjave, nga më me fat te më i pafati, janë si më poshtë:
– Bricjapi
– Luani
– Demi
– Peshku
– Peshorja
– Ujori
– Dashi
– Binjakët
– Virgjëresha
– Gaforrja
Top Channel