Radhë kilometrike në Kakavijë, qytetarët që kthehen në Shqipëri bllokohen në temperatura të larta, pala greke punon me ritme të ngadalta Gjatë gjithë këtyre javëve, kryeministri Edi Rama është shfaqur si një zë i fortë promovues e lavdërues për sezonin turistik.
Por në postimin e tij të fundit në rrjetet sociale, apelon dhe kërkon ndërgjegjësimin e qytetarëve, se për të vijuar këtë trend të shkëlqyer turizimi, duhet të mos harrohet pastërtia e territorit.
“Rrugët e reja janë për të shkurtuar distancat, jo për t’u kthyer në vend-hedhje plehrash”, shprehet kreu qeverisë shqiptare.
Atë se çfarë është duke ndodhur me turizmin shqiptarë, kryeministri Rama e vlerëson si një kthesë të madhe historike për turizmin e për ekonominë shqiptare.
Por ka edhe një paralajmërim për të gjithë ata të cilëve nuk u bëhet vonë për nevojën e një territori të pastër, me theks të posaçmen në zonat ku po bëhet turizëm.
“Ne s’do të lejojmë që sjellja e egër e një pakice individësh të pacipë, të dëmtojë Shqipërinë e rilindur turistike! Një paketë e re ndëshkimesh drastike ligjore për hedhësit e plehrave rrugëve, do të hyjë në fuqi maksimumi fillim-vitin e ardhshëm”, ka shkruar Rama.
Kryeministri Rama ka falënderuar Bashkisë Gjirokastër dhe ARRSH që u angazhuan në pastrimin e aksit Kardhiq-Delvinë që çdo ditë frekuentohet nga mijëra turistë.
Hedhja e plehrave kuturru nga brenda makinave, në akset rrugore është një histori e vjetër shqiptare e cila përsëritet jo vetëm gjatë sezonin turistik por gjatë të gjithë vitit.
Top Channel