Anglia e përlotur pret të ngrejë kupën e parë të botës në futboll që prej vitit 1966 (fotot)

19/08/2023 18:56

Emocionet shtohen në Angli teksa kombëtarja e femrave të futbollit përballet nesër me kombëtaren e Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2023.

Finalja e luajtur nesër në Sydney ka treguar një mbështetje në rritje për “luaneshat” e Anglisë që presin me dëshpërim të ngrejnë kupën e parë të botës në futboll që prej asaj të vitit 1966, edhe pse me një ndryshim të vogël kategorie.

Gratë e futbollit anglez kanë treguar vendosmërinë e tyre që kur mundën Gjermaninë në finalen e Evropianit të vitit të kaluar në stadiumin e Wembley.

Fitorja e Anglisë 3-1 në gjysmëfinale ndaj Australisë u shikua nga më shumë se 7.3 milionë njerëz në vend, që ishte audienca më e madhe për një ndeshje futbolli femrash.

“Ndryshimi i orarit e bën pak më të vështirë, por ndoshta dhe më të paharrueshme,” thotë tifozi Jim Johnson, nga zona Wembley i cili dëshmoi fitoren e vitit të kaluar nga ballkoni i tij.

Nëse Anglia fiton nesër dikush mund të thoshte se ishte “diçka e thjeshtë”, si kampione evropiane në fuqi, edhe pse ato janë përballur me sfida të shumta.

Vjet në kampionatin evropian 11 titullaret kryesore të skuadrës nuk ndryshuan asnjëherë.

Por sivjet në kupën e botës ato kanë pasur një seri dëmtimesh si kapitenja Leah Williamson dhe golashënuesja Beth Mead – të dyja me këputje tendinash – ndërsa mesfushorja Fran Kirby, u detyrua të operonte njërin gju.

Tashmë skuadra po merr krahasime me grupin e meshkujve që fituan botërorin në 1966 edhe pse shumë pak mbajnë mes Bobby Moore që ngriti asokohe trofeun.

Ndeshja luhet në ora 06.00 në Sidney, ora 12.00 ora shqiptare.

FOTO GALERI
1/3
Emocionet shtohen në Angli teksa kombëtarja e femrave të futbollit përballet nesër me kombëtaren e Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2023.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA