Rubla ruse bie pikiatë, përplasje politikash brenda Rusisë!

18/08/2023 08:16

Pavarësisht ndërhyrjes befasuese të Bankës Qendrore ruse, e cila i befasoi ekonomistët në fund të korrikut pas rritjes se normës së interesit me një pikë të plotë përqindjeje, apo dyfishi i rritjes së pritur me shpresën të forconte rublën, monedha ruse ka vazhduar rënien përballë dollarit amerikan.

Në 14 gusht, u thye edhe niveli i 100 rublave duke nxitur një rritje të jashtëzakonshme prej 3.5 pikësh të përqindjes ditën tjetër – në 12 për qind. Rënia e fundit e rublës po ndodh edhe pse nafta ruse, burimi kryesor i Rusisë për të ardhurat në valutë të huaj, po shitet me çmime shumë të larta.

Çmimet e larta të naftës dhe një rubël më e fortë shpesh kanë shkuar krah për krah, por jo këtë here. Për ekspertët perëndimore nuk ka dyshime: pushtimi rus i Ukrainës ka goditur ekonominë e shtetit dhe nga lufta ka pësuar monedha kombëtare ruse.

Ish-shefi i Bankës Qendrore ruse, sot një  kritik i zëshëm i Kremlinit, Sergei Aleksashenko thotë se ka një mungesë te thelle besimi tek rubla e kjo bën që edhe rritja e normës së interesit, pak të ndikojë tek monedha në fjalë. Rënia për muaj të tërë e rublës ndodh në kohën kur po zhvillohet lufta e ashpër në Ukrainë, ku forcat ruse kanë bërë pak përparime që nga muajt e parë pasi nisën pushtimin në shkallë të plotë të shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022.

Forcat ruse tani po përballen me një kundërofensivë ukrainase në lindje dhe në jug. Rezistenca e fortë ukrainase e ka detyruar Moskën të rrisë shpenzimet ushtarake teksa sanksionet perëndimore po godasin të ardhurat nga eksporti i energjisë, duke krijuar një deficit të madh buxhetor që po ushtron presion mbi kursin e këmbimit të rublës.

Nga ana tjetër edhe kërkesa industriale dhe e konsumatorëve rusë për makineri, teknologji të lartë dhe mallra të tjera të importuara është rritur, duke shtuar edhe kërkesën për dollarë dhe euro, që vështirë gjenden në tregun rus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA