Koncesioni i sterilizimit, ish-ministri Shkëlqim Cani përfundon dëshminë në SPAK: Duhet të ruaj sekretin hetimor

17/08/2023 13:30

Ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani ka dalë nga dyert e SPAK, pas tri orëve dëshmi për koncesionin e sterilizimit.

Cani: Unë jam njeriu që duhet të ruaj sekretin hetimor, s’mund të jap detaje, po ju them ju falënderoj për interesimin që behet në kuadër të transparencës, meqë jemi në gusht vapë është SPAK duhet falënderuar bashkë me juve, të themi që SPAK ka nxjerrë gjethet të na bëjë hije që nesër të jemi…

Ju vuri në dijeni për nisjen e hetimeve?

Cani: Jo. Unë kam qenë gjithnjë i hapur për çdo çështje, punët e mia janë ndërtuar mbi bazën e letrave, jo fjalë, unë kam zbatuar ligjin dhe aktet nënligjore.

Cani: Çne të më njihte mua ai, donte të më jepte disa pare ai mua, nga ta gjej lidhjen, nuk ka asnjë lidhje. Kur ka nisur koncesioni unë jam larguar nga detyra. Unë jam i detyruar të zbatoj ligjin, se ç’ndodh më pas është një histori më vete dhe nuk jam unë më ministri që i di këto gjëra, çfarë më kërkuat ua dhashë përgjigjet.

Pak orë më parë, GJKKO i kërkoi SPAK-ut të ushtrojë ndjekje penale edhe për Canin dhe ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqjan, në lidhje me koncesionin e sterilizimit.

Me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi masën “arrest me burg” me kërkesë të SPAK për ish zv. ministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj i akuzuar për shpërdorim detyre dhe Ilir Rrapajn i akuzuar për “mashtrim me pasoja të rënda” për koncesionin e sterilizimit.

Zyrtarë të tjerë të përfshirë janë Marsela Seriani dhe Saimir Kadiu të cilët u lanë në “arrest shtëpie” për shpërdorim detyre.

Kurse për Arben Gjatën, Naile AbazinGent Burazerin dhe Pertref Mersinin  u vendos masa “detyrim paraqitje” për shpërdorim detyre.

Në lidhje me këtë çështje, disa javë më parë është paraqitur në SPAK ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, pasi koncesioni u dha gjatë kohës që drejtonte Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjithashtu më herët në SPAK dha dëshminë e saj ish-ministrja e Financave, Anila Denaj dhe  ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, tashmë i arrestuar.

Kujtojmë se në muajin qershor, SPAK tërhoqi dokumentet e sterilizimit dhe chekup në spitalet e vendit, lidhur me shërbimet që kryejnë, sasitë dhe pagesat e bëra për koncesionaret që kanë fituar tenderin.

Hetimet e SPAK që zgjasin prej dy vite e gjysmë konstatojnë se koncesioni është dhënë në kundërshtim me ligjin.

Dosja e sterilizimit u kallëzua gjatë vitit 2019 nga “Nisma Thurje”, e cila theksoi se kontrata e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale e Partneritetit Publik Privat, firmosur në vitin 2015 mes ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe kompanisë koncensionare “Sani Srevice” po i shkaktonte shtetit dëm ekonomik.

Një auditim i KLSh-së ka konstatuar se pajisje me vlerë gati 107 milionë lekë të blera nga qeveria shqiptare iu dhuruan koncesionarit pa pagesë dhe pa asnjë parashikim në kontratë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA