“Vajzë Fest” festivali që organizohet çdo vit në fshatin Vajzë në Vlorë

16/08/2023 20:00

Kjo fundjavë, prej 18 gushtit do të mbledhë në fshatin Vajzë një Festival që do të bëjë bashkë shfaqje teatri, filma, një ekspozitë pikture dhe një festë tradicionale që mbahet çdo vit në traditën e këtij vendi.

Vajzë Fest 2023 do të ketë aty Piro Milkanin, Ndriçim Xhepën, Timo Fllokon, Yllka Mujon, Ardian Trebickën etj.

Kjo veprimtari do të organizohet në funksion të gjallërimit të jetës në fshat dhe promovimit të vlerave të zonës. Një fshat me një vendodhje të lamueshme dhe me njerëz që kanë i kanë dhënë vlera trashëgimisë historike dhe kulturore të Vajzës,  po promovon tashmë këtë traditë për të qenë një destinacion turistik.

Do jenë tre ditë e net më kulinari të zonës, dhe guidat për në Shpellat e Velçës. Kjo festë do të vazhdojë deri më 20 gusht.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA