23/11 20:33
Arbnor Muçolli në formacionin më të mirë të javës së 19-të të elitës së futbollit suedez.
Sulmuesi anësor 23-vjeçar, pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, spikati në fitoren e Goteborgut 2-1 përballë Djugarden.
Ishte pikërisht finalizimi i futbollistit shqiptar në minutën e 77-të që ndryshoi rrjedhën e lojës, teksa deri në atë moment miqtë po kryesonin falë një goli të shënuar në pjesën e parë nga Milleskog.
9 minuta pas golit të Muçollit, Berg realizoi golin e fitores për Goteborgun, që vazhdon të jetë në një pozitë të vështirë, në vendin e parafundit në Allsvenskan.
Top Channel