Provokuan ndjekësit dhe ngjitën një fanse ruse në skenë! The Killers kërkojnë falje për marrëzinë në koncert

16/08/2023 16:46

The Killers kanë kërkuar falje pasi këngëtari kryesor Brandon Flowers u kritikua ashpër për shkak se ngjiti në skenë një fanse ruse për t’iu rënë baterive në një koncert në Gjeorgji.

Në pamjet e shpërndara në mediat sociale, Flowers dëgjohet duke i thënë turmës: “Ne nuk e dimë etikën e kësaj toke, por ky djalë është rus. A jeni dakord me një rus që vjen këtu?”

Incidenti bëri që disa njerëz të largoheshin nga koncerti në shenjë proteste.

Tensionet midis Gjeorgjisë dhe Rusisë janë rritur që nga pushtimi i Ukrainës, duke pasuar me një fluks të rusëve që ikin nga vendi i tyre. Opinioni publik gjeorgjian është kryesisht pro-ukrainas. Killers më vonë kërkuan falje, duke thënë se “nuk ka qenë kurrë qëllimi ynë për të ofenduar dikë”.

Top Channel