Nëse lidhja juaj nuk funksionon dhe keni dyshime nëse partneri ju tradhton, ka një sërë shenjash treguese që mund të përforcojnë dyshimet tuaja, por jo medoemos.
Por para se të bëheni një “agjent FBI-je” për të gjurmuar për partnerin tuaj, duhet të dini se ka disa mënyra se si ata komunikojnë me njerëzit e tjerë fshehurazi.
Telefoni i dytë
Partneri/partnerja juaj ka një telefon të dytë? Ndoshta një që ata nuk e përdorin aq shpesh ose nuk e përdorin fare kur ju jeni përreth? Kjo është mënyra më e lehtë dhe më pak e kushtueshme për të fshehur komunikimin me nje përson tjetër dhe askush nuk e vë re.
Puna
Papritur partneri juaj ka më shumë “zell” për të shkuar në punë dhe merret vesh shumë më mirë me kolegët e tij? Apo thjesht ai/ajo do të jetë larg jush për 8 orë në mënyrë që të mund të qëndrojë në kontakt me të dashurin/dashurën pa rrezikuar të kapet? Sido që të jetë, vendi i punës është vendi i përsosur për të kaluar një ditë të plotë pa sytë kureshtarë të partnerit/partneres.
Aplikacionet e takimeve
Epo, fakti që i dashuri juaj ka ende një aplikacion takimesh në telefonin e tij mund të jetë një flamur i madh i kuq në vetvete. Mos harroni, të gjitha aplikacionet e takimeve kanë një funksionalitet mjaft të mirë të bisedës këto ditë dhe nuk kërkojnë as që të keni numrin e personit tjetër.
Shok i përbashkët
A është në një farë mënyre partneri/partnerja juaj duke u takuar më shumë me miq që vërtet nuk i ka pasur shumë të ngushtë? Kjo mund të nënkuptojë se ata nuk janë aty vetëm për miqësinë. Nuk ka mënyrë më të lehtë për t’u takuar me një të dashur teksa partneri e di që jeni me mikun tuaj.
Rrjetet sociale
Mbani një sy në rrjetet e tyre në mediat sociale. Edhe vetëm me komente mund të fillojnë të të bien në sy disa gjëra të çuditshme. Mund të duket si asgjë në fillim, por është shumë e lehtë të tërhiqni vëmendjen e dikujt me një përgjigje të thjeshtë ndaj një fotoje dhe pa mundim të futeni në mesazhet e tyre të drejtpërdrejta që nëse fillon diçka që ju nuk dëshironi të ndodhë, me siguri do të fillojë në rrjetet sociale.
Top Channel