Lorenco Vila është futbollisti më i ri i Dinamos. 18 herë kampionët e Shqipërisë kanë arritur akordin me Teutën në lidhje me sulmuesin e djathtë.
24-vjeçari do të jetë pjesë e skuadrës së Luigi Di Biagios në sezonin e ri. Vila ka dalë nga akademia e klubit durrsak, teksa prej vitit 2017 është pjesë e ekipit të parë.
Me Teutën fitoi titullin kampion, Kupën e Shqipërisë dhe dy herë Superkupën e Shqipërisë. Ndërkohë që në total ka shënuar 39 gola me bregdetarët.
“Lorenco Vila është zyrtarisht Dinamovit!
FC Dinamo ka arritur marrëveshjen me klubin e Teutës për transferimin e sulmuesit 24-vjeçar në kryeqytet.
Karrierën e tij Vila e ka zhvilluar në qytetin e Durrësit ndërsa tani do të jetë një përforcim me vlera për ekipin e Dinamos”, lexohet në postimin zyrtar të “nëndetëses”.
Vila është përforcimi i gjashtë për Dinamon, që më parë ka firmosur me emra si Rustem Hoxha, Luis Kaçorri, Jocelin Behiratche, Lorran, Edmir Sali. /Supersport
Top Channel