Spalletti tek Italia? “Bllokadë” e De Laurentiis: Ju shpjegoj pse

15/08/2023 18:02

FIGC (Federata Italiane e Futbollit) ka përzgjedhur Luciano Spallettin si zëvendësuesin e Roberto Mancinit në pankinën e kombëtares së kaltër.

Por, emërimi i teknikut që riktheu Napolin te titulli kampion pas 33 vitesh, po bllokohet nga presidenti Aurelio De Laurentiis. Ky i fundit nuk u nda mirë me teknikun 64-vjeçar.

Presidenti karizmatik i Napolit, ka shpjeguar situatën e krijuar, duke zbuluar edhe paktin mes tij dhe Spallettit. Por edhe “gjobën” që duhet paguar nëse trajneri nis një eksperiencë të re.

Nuk ka të bëjë me paratë, është një çështje principesh. Spalletti pranoi të merrte një vit të plot pushim. Klauzola e lirimit të tij është 1 milion euro.

Nuk mund të quhet pengesë nëse marrin në konsideratë faktin që ai do të paguhet 3 milionë euro neto në vit te Kombëtarja”, u shpreh De Laurentiis.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA