Fotogaleri/ Polonia mban paradën më të madhe ushtarake në dekada

15/08/2023 16:28

Polonia, anëtare e NATO-s, ka forcuar kufijtë në javët e fundit, me shqetësime për praninë e Wagner në Bjellorusinë fqinje.

Parada e Ditës së Forcave të Armatosura të vendit mund të ketë qenë një ngjarje që organizohet vit për vit për më shumë se një shekull, por kjo e këtij viti është më e madhja që nga Lufta e Ftohtë.

2000 ushtarë nga Polonia dhe vende të tjera të NATO-s marshojnë nëpër kryeqytetin Varshavë, së bashku me 200 pjesë pajisje ushtarake dhe 92 avionë.

Helikopterët duke përfshirë Black Hawks dhe avionë duke përfshirë F-16 dhe FA-50 ofruan spektakël në qiejt polak. Ministri i Mbrojtjes, Mariusz Blaszczak tha: “Është gjithashtu një ditë e përkryer për të treguar forcën tonë, për të treguar se kemi ndërtuar forca të armatosura të fuqishme që do të mbrojnë në mënyrë efektive kufijtë tanë pa hezitim.”

Parada mbahet çdo vit më 15 gusht, për të përkujtuar fitoren e Polonisë ndaj Ushtrisë së Kuqe të Bashkimit Sovjetik në vitin 1920.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel