Romeo Lavia pritet që së shpejti të zyrtarizohet si futbollisti më i ri i Chelseat.
Mesfushori është aktualisht pjesë e Southampton, ishte një nga më të spikaturit sezonin e kaluar me fanellën e Shenjtorëve dhe jo më kot për shërbimet e 19-vjeçarit kishte shumë kërkesa. Deri pra disa ditëve, dukej i sigurt transferimi i Lavias tek Liverpool me “The Reds” që kishin arritur marrëveshjen për lojtarin.
Por, Chelsea ndërhyri dhe ia doli të bindë Southampton e Lavia. Së fundmi, drejtori i Southampton, Jason Wilcox shprehet se janë duke biseduar me Chelsean dhe se gjithçka po shkon në rrugë të mbarë.
“Kishim një ofertë nga Liverpooli dhe në fakt e pranuam atë. Por, më pas mbërriti Chelsea dhe tani po negociojmë me këtë klub. Gjithçka po shkon në rrugën e duhur dhe kam besimin se shpejt do të arrijmë një marrëveshje. Ndoshta kjo tratativë do të përfundoj në javën e ardhshme”, u shpreh Wilcox./ SuperSport
Top Channel