Presidenti amerikan Joe Biden tha të martën se ai dhe gruaja e tij, Jill Biden, do të udhëtojnë në shtetin e Hawaii-t “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Biden foli në një konferencë shtypi në Milwaukee, Wisconsin, rreth planit të tij ekonomik, të quajtur Bidenomics.
Duke theksuar nevojën për të folur për zjarret që kanë shkatërruar ishullin Maui, Biden tha se ai ka folur me guvernatorin Josh Green disa herë dhe e siguroi atë “shteti do të ketë gjithçka që i nevojitet për qeverinë federale”.
Biden miratoi kërkesën e guvernatorit për një deklaratë të përshpejtuar të fatkeqësisë së madhe, duke dëshmuar përkushtimin e tij për t’i ofruar zonës gjithçka që i nevojitet, shkruan AA.
SHBA ka vendosur pothuajse 500 personel federal në komunitetet Maui për të ndihmuar të mbijetuarit, shtoi ai.
Barra financiare e shkaktuar nga zjarret ka arritur në 6 miliardë dollarë me 2200 struktura të shkatërruara.
Ndërsa numri i të vdekurve rritet në 99, thanë autoritetet të hënën.
Top Channel