Kalciumi është minerali më i bollshëm që gjendet në trupin e njeriut.

99 përqind e të gjithë sasisë së kalciumit në organizëm ruhet në kocka dhe dhëmbë. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, ai luan një rol thelbësor në shëndetin e zemrës.

Burimet më të pasura të kalciumit janë ato të bulmetit, megjithatë kalciumi i marrë nga perimet përthithet më mirë në organizëm.

Shenjat paralajmëruese të mungesës së kalciumit

Tharja e lëkurës

Trupi e shfaq në lëkurë kur vuan nga mungesa e kalciumit.

Lëkura pëson tharje të madhe preket nga probleme si ekzema apo psoriaza.

Lodhja

Mungesa e kalçiumit manifestohet me lodhje ekstreme, mungesë energjie dhe plogështi të vazhdueshme.

AgroWeb.org ju rekomandon të mos merrni pije energjie por të pasuroni regjimin tuaj ushqimor.

Depresioni

Kalciumi është thelbësor jo vetëm për humorin.

Ai ka efekt qetësues për trupin dhe trurin.

Sa më pak kalcium të merrni aq më të acaruar dhe të depresionuar do të jeni.

Pagjumësia

Gjatë gjumit, nivelet e kalciumit luhaten ndjeshëm.

Në këto orë, trupi pëson rënien më të madhe të nivelit të kalciumit.

Kjo do të prishë cilësinë e gjumit sepse kalciumi ka një rol të fortë në formimin e melatoninës, hormonit që na ndihmon të flemë.

Imuniteti i dobët

Kalçiumi luan jnë rol të rëndësishëm në sistemin imunitar.

Mungesa e tij e bën trupin më të dobët dhe më të brishtë ndaj baktereve.

Kësisoj ju do të sëmureni më shpesh nga e ftohura dhe gripi.

Vështirësi në gëlltitje

Mund të duket e çuditshme, por mungesa e kalciumit shkakton vështirësi në gëlltitje.

Kjo ndodh si pasojë e kontraktimit të keq të muskujve të fytit.

Ndonjëherë gjërat përkeqësohen duke shkaktuar ndryshime edhe në të folur.

Dhimbje dhëmbi

Siç e thamë edhe më lart, pjesa më e madhe e kalciumit në trup ruhet tek kockat dhe dhëmbët.

Mungesa e këtij elementi shkakton zverdhje, prishje dhe rënie të dhëmbëve.

Si të trajtoni mungesën e kalciumit

Çdo i rritur ka nevojë për 1000 mg kalcium në ditë.

Kjo sasi mund të plotësohet duke ngrënë më shumë brokoli, barishte, salmon, sardele, peshk ton, djathë, qumësht, bajame, qiqra, fasule dhe fara susami.

Për të garantuar një përthithje më të mirë të kalciumit duhet të merrni edhe vitaminë D e cila gjendet tek e verdha e vezës, gocat e detit, karkalecat e detit, kërpudhat, lëngu i portokallit dhe tërshëra/ AgroWeb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA