Lëndë plasëse në banesën e një 72-vjeçari në Tufinë, policia zbardh ngjarjen, shpallen në kërkim 3 vëllezër me precedent të mëparshëm penal Një grup kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Maqedonisë së Veriut.
Katër persona kanë rënë në pranga, të cilët e kryenin këtë veprimtari kriminale kundrejt pagesës 500 euro/kg.
Së bashku me 26 kilogramë lëndë narkotike, policia sekuestroi 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.
Personat që ranë në pranga janë A. T., 51 vjeç; A. T., 43 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Piskupat, si dhe R. S., 45 vjeç dhe T. B., 53 vjeç, të dy banues në fshatin Lin.
Dy vëllezërit, A. T. dhe A. T. siguronin lëndën narkotike që do të trafikohej dhe e magazinonin atë buzë liqenit, në fshatin Lin të Pogradecit.
Më pas lënda narkotike trafikohej drejt maqedonisë së Veriut, me varka peshkimi që drejtoheshin nga R. S. dhe T. B.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel