Lufta e ashpër në Ukrainë nuk ka kursyer as fëmijët, të paktën 500 kanë humbur jetën

13/08/2023 12:11

Lufta e ashpër në Ukrainë i ka marrë jetën të paktën 500 fëmijëve, ndërsa më shumë se 1000 të tjerë kanë mbetur të plagosur, që kur Rusia nisi pushtimin sulmet shkurtin e vitit të kaluar.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës njoftoi se këto shifra nuk janë të kompletuara për shkak të vështirësisë së mbledhjes së të dhënave në zonat e pushtuara nga forcat ruse.

Muajin e kaluar, Komisionari i Lartë për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara raportoi se të më shumë se 9000 civilë janë vrarë. Sipas këtij institucioni, edhe mbi 16 mijë të tjerë janë plagosur.

Një nga problemet më shqetësuese mbetet edhe numri i fëmijëve të cilët janë marrë dhe dërguar në Rusi, numri i të cilëve nuk dihet ende. Disa prej tyre janë shpëtuar nga ushtria ukrainase, por ende shumë të tjerë janë ndarë nga familjarët e tyre.

Të miturin mbeten më të prekurit nga lufta e rëndë, pasi janë detyruar të ndërpresin shkollën dhe të braktisin shtëpitë e tyre, për shkak të rrezikut.

Autoritetet ukrainase kanë raportuar shpesh se fëmijët do ta kenë të vështirë rikuperimin, duke qenë se traumat e luftës mbeten të rënda.

Gjendja e vështirë vijon ende pasi Rusia po vazhdon të kryejë sulme ajrore në mbarë qytetet ukrainase, edhe pse vazhdimisht mohon se shënjestron infrastrukturën civile. Ndërkaq, Ukraina po vazhdon kundërofensivën e saj për të dëbuar nga territoret e pushtuara forcat ruse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA