“Kiss the Future”, dokumentari i U2 çel festivalin e filmit në Sarajevë

12/08/2023 16:09

Ylli irlandez i rokut, këngëtari i U2-ve, Bono dhe kitaristi “The Edge” zbritën në tapetin e kuq krah regjisorit Nenad Cicin-Sain teksa dokumentari i ri kushtuar grupit të famshëm muzikor që mban titullin “Kiss the Future”, çeli Festivalin e Filmit në Sarajevë.

Regjisori Mark Cousins ​​mori në këtë festival çmimin e nderit Zemra e Sarajevës, për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në artin e rrëfimit pamor.

Festivali i Sarajevës, që kremton vitin e tij të 29-të, u themelua gjatë rrethimit të kryeqytetit boshnjak në kohën e luftës së përgjakshme të viteve 1990.  Cousins, filmi i të cilit “Marshimi në Romë”, një dokumentar mbi ardhjen e fashistëve në pushtet në Itali në 1922, është pjesë e programit të festivalit, e vizitoi Sarajevën gjatë rrethimit në 1994. Së bashku me përfaqësuesit e Festivalit të Filmit në Edinburg, ai paraqiti në kryqytetin boshnjak filma për t’u shfaqur për publikun si rrëfime për qytetin e rrethuar.

“Kur erdha këtu në vitin 1994, hasa në një lloj mizorie të cilën nuk kisha menduar se do ta shihja ndonjëherë. Por takova edhe krej të kundërtën e saj. Takova njerëz vërtet krijues. Dhe ata janë këtu sonte”, u shpreh Mark Cousins.

Vetë Bono, gjatë luftës së Bosnjës e dënoi ashpër dhunën dhunën kundër popullsisë së vendit, veçanërisht banorëve të Sarajevës. Në 1997-tën, dy vjet pas konfliktit, U2 organizuan një koncert në stadiumin Olimpik të Sarajevës, një moment tejet emocionues ky në historinë e pasluftës në këtë qytet.

Koncerti frymëzoi regjisorët amerikanë Nenad Cicin-Sain dhe Bill Carter të realizonin dokumentarin “Kiss the future”, prodhuar nga yjet e Hollivudit Matt Damon dhe Ben Affleck. Festivali u hap me shfaqjen e këtij filmi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA