“Divani Lunxhot” një festival i përvitshëm, shumëplanësh  i traditës së zonës së Lunxhërisë dhe folklorit nga i gjithë Ballkani edhe këtë vit është mes eventeve më të mëdhenj të traditës në krahinat e Jugut.

Festivali sjell në skenë në edicionin e tij të 9-të, përveç ansamblit “Lunxhëria” edhe 12 grupe të tjera folklorike.

Dy netët e festivalit po mbahen në fshatin Dhoksat në praninë e qindra vizitorëve. Përveç muzikës, kostumeve, ritmeve mesjetare të fyejve ngjarja është edhe një dedikim për kulinarinë lokale, produktet e stanit dhe bletarinë.

Ansambli grave të minoritetit grek  morri pjesë në festival me disa motive të rralla vallesh të kënduara më shumë se 200 vjeçare dhe folklor të grumbulluar me shumë kujdes. Pjesë e festivalit janë grupe të Maqedonisë së Veriut, emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe shumë grupe nga rajone të ndryshme të Shqipërisë.

“Divani Lunxhot” edhe këtë vit ka sjellë në vëmendje ruajtjen e kostumeve tradicionale dhe përcjelljen e dijenive dhe teknikave të qepjes së tyre. Në festival u prezantuan disa nga veshjet më të vjetra të ruajtura në Lunxhëri, Dropull e Gjirokastër.

Dhoksati fshati që mirëpret eventin është mes 100 fshatrave të përzgjedhur si destinacione turistike ndërsa eventi synon që vitet në vijim të përfshijë më shumë destinacione rurale në funksion të aktivitetit dhe akomodimit të pjesëmarrësve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA