Fotot e tyre me të bukura, 10 fotografe shkodranë i prezantuan përpara bashkëqytetareve të tyre, përmes ekspozitës “Perhanshëm”.
Secili nga artistët fotografë përcjell stilin dhe këndvështrimin e tij në fokusimin e asaj që ai mendon se përben pikën më sublime të rrugëtimit në të përditshmen.
“Ndihem shumë e gëzuar jo vetëm se jam pjesëmarrëse por që po shoh kaq shumë njerëz të interesuar“- tha Anila Milani, fotografe.
“Është një harmoni e bukur me asaj që ne jetojmë kur e bëjmë fotografinë dhe asaj që shohim kur njerëzit e shohin.”- tha Leonora Milani, fotografe.
“Imazhi është rituali në ditën e varrimit të babagjyshit, nuk kishte gjë më të bukur se të shihja njerëzit që ishin mbledhur për një njeri me vlerë për mua”-tha Selma Alia, fotografe.
Kuratorja Rozafa Shpuza, thotë se Shkodra duhet ta vazhdojë traditën e bukur që ka në fotografi.
“Ka kohë që unë kam një dëshirë të madhe me mbledh fotografët e Shkodrës dhe erdhi dita ta realizoj. Shkodra ka shumë fotografë me vlerë e ku ka më bukur që këta të rinj të mblidhn bashkë”- tha Rozafa Shpuza, kuratore
Kjo ekspozite e cila synon që në të ardhmen të jetë ndërkombëtarë, ka si qellim të na ndihmojë të ruajmë kujtimet dhe të na motivojë emocionalisht duke na lidhur me fort me qytetin.
Top Channel