Bregdeti shqiptar vijon të përballet me trafik të rënduar makinash, ndërsa jemi në pikë të sezonit turistik.

Në pamje duken radhët e gjata në hyrje të fshatit Vuno, i cili ndodhet mes Himarës dhe Dhërmiut.

Trafik i rënduar është krijuar edhe në aksin Sarandë-Ksamil, ndërsa kolona e makinave ishte rreth 10 kilometra në orët e mëngjesit.

Vendasit dhe të huajt zgjedhin bregdetin shqiptar për ujin e kristaltë dhe vendet magjepsëse.

Mediat prestigjoze ndërkombëtare i kanë bërë jehonë Shqipërisë, të cilën e konsiderojnë si një nga perlat e fshehura të Evropës.

Top Channel