Janë zbardhur 7 raste të vjedhjes së pasurisë, të kryera gjatë 4 muajve të fundit në Dibër dhe në Mat, nga 2 grupe personash.
Në Dibër, për 5 raste vjedhjesh, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga M. T. (T.), 32 vjeç, banues në fshatin Vakuf, si dhe K. H., 21 vjeç dhe G. Z., 29 vjeç, të dy banues në fshatin Ushtelenxë. 32-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për vjedhje, me qëllim kryerjen e vjedhjeve të tjera në 2 lokale në territoret e njësive administrative Muhurr dhe Kastriot, së bashku me K.H dhe G.Z.
Nga ga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas dhe shtetasit K. H. dhe G. Z. janë autorë të vjedhjeve në 3 banesa, në territoret e njësive administrative Maqellarë dhe Luzni.
Në Mat, u identifikua dhe u shpall në kërkim I. D., 44 vjeç, banues në Mat, si dhe u referuan materialet në Prokuroi, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi nga veprimet hetimore rezultoi se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 2 motomjete, në fshatrat Zenisht dhe Rrethe-Baz. Vijon puna për kapjen e 44-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel