VIDEO/ Burra të armatosur me jelek antiplumb kalojnë kufirin në SHBA, dyshime se janë anëtarë të karteleve meksikane

09/08/2023 17:11

Tre burra të armatosur që besohet se janë anëtarë të karteleve meksikane, janë parë duke kaluar kufirin për në SHBA.

“Personi i paidentifikuar u kthye në Meksikë përpara se të arrestohej”, tha një zëdhënës i Departamentit të Sigurisë Publike.

Në një përpjekje për të luftuar kalimin e paligjshëm të trafikantëve dhe emigrantëve në Rio Grande, guvernatori republikan i Teksasit, Greg Abbott, miratoi vendosjen e një pengese të diskutueshme në lumë për të parandaluar kalimet e mundshme kufitare.

Administrata e presidentit Joe Biden paditi Teksasin në korrik për instalimin e mjetit lundrues, në një përpjekje për të detyruar Abbott-in ta largonte atë nga Rio Grande, i cili shërben si kufiri ndërkombëtar midis Meksikës dhe SHBA-së.

Mediat lokale raportuan se pamjet tregojnë tre burra, njëri prej të cilëve ka veshur një jelek antiplumb, duke ecur përmes një pylli në jug të Teksasit pranë Fronton me armë.

“Anëtarët e njësisë taktike elitare të patrullës kufitare hetuan vendin e kalimit të paligjshëm, por nuk gjetën asgjë”, sipas Fox News.

Mediat kujtojnë se në një incident të ngjashëm në qershor, pesë anëtarë të dyshuar të Cartel del Noreste u arrestuan në të njëjtën zonë, pasi kaluan ilegalisht kufirin të armatosur me pushkë dhe pajisje taktike.

Kalimet e paligjshme ndodhin më pak se një javë pasi një dron i “rangers” në një fluturim patrullimi pranë Eagle Pass, pa një burrë që mbante një pushkë teksa drejtonte një grup migrantësh përtej Rio Grande në Teksas.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA