Një gjë me të cilën duhet të përballeni në mënyrë të pashmangshme është pluhuri.
Ai formohet në televizorin tuaj, raftet, në çdo qoshe të shtëpisë si edhe nën mobiljet tuaja. E megjithatë, ka disa masa të thjeshta mirëmbajtjeje që mund të merrni për të minimizuar pluhurin në shtëpinë tuaj, me të cilat AgroWeb.org ju njeh më poshtë.
Pluhuri mund të hyjë përmes dritareve dhe dyerve të hapura, çarjeve në mure, si edhe nga ne njerëzit. Në fakt, ne mund të jemi burimi kryesor i sjelljes së pluhurit në shtëpitë tona. Prandaj një këshillë mjaft e vlefshme për këtë rast është të vendosni një tapet të vogël në hyrjen kryesore të shtëpisë tuaj.
Përpiquni të mos i hapni shpesh dritaret, pasi kjo siguron një shteg për pluhurin. Kjo këshillë vlen sidomos nëse jetoni në katin përdhe.
Sigurisht që nuk është e mundur t’i mbani dritaret të mbyllura gjatë gjithë kohës. Për këtë arsye, AgroWeb.org sugjeron që të vendosni bimë të ndryshme në parvazet e dritareve apo ballkoneve tuaja, ato mund të ndihmojnë me filtrimin e pluhurit.
Për të zvogëluar sasinë e pluhurit në shtëpinë tuaj, këshillohet të pastroni filtrat e kondicionerëve nga pluhuri dhe papastërtitë që ata mbledhin me kalimin e kohës dhe përhapin në ambient.
Shtrati mund të jetë një nga vendet kryesore të grumbullimit të pluhurit në shtëpi. Kjo për shkak se çarçafët, mbulesat dhe jastëkët mbledhin pluhur.
Për ta parandaluar, AgroWeb.org sugjeron të pastroni shtratin tuaj çdo dy javë. Gjithashtu lini shtratin tuaj të ajroset një ose dy herë në ditë.
Pastoni dhe krihni me krehërin e tyre macet dhe qenushët tuaj, dhe lajijni sa herë është e nevojshme.
Pastroni shtratin e tyre dhe vendet e tjera ku ata flenë, për të larguar çdo qime apo papastërti tjetër.
Ju mund të mbuloni divanet ose shtratin me një batanije ose çarçaf përpara se të lejoni kafshën tuaj të ulet mbi të. Më pas mund ta shkundni lehtësisht dhe ta vendosni direkt në larje.
Një paisje e tillë pastron atmosferën e shtëpisë tuaj duke reduktuar ndotësit, përfshirë pluhurin.
Edhe pse nuk mund të heqë plotësisht pluhurin, ai mund të ndihmojë në uljen e sasisë së tij.
Ventilatori i paisjes tërheq ajrin së bashku me grimcat e pluhurit, më pas filtron dhe pastron ajrin dhe e qarkullon përsëri në dhomë, ndërsa pluhuri mbetet i mbërthyer në filtrin e pajisjes.
Një filtër HEPA do ta mbajë pluhurin larg për një periudhë më të gjatë kohore, pasi ato arrijnë të heqin 99.7 % të të gjitha grimcave të pluhurit, si edhe polenit dhe baktereve. /AgroWeb.org
Top Channel