Një skenë bosh dhe një grup aktorësh me bluza dhe xhinse që ulen në karrige e rrëfejnë jetën gjatë pushtimit të qytetit të Khersonit nga forcat ushtarake ruse.

Ishte ky dekori i shfaqjes “E (pa)mundur të qëndrosh” që u vu në skenë nga disa artistë të teatrit “Mykola Kulish”, të cilët rikthyen për publikun momentet e para të sulmit ushtarak rus.

Pavarësisht bombardimeve në shumë zona të Ukrainës, trupa teatrale i është rikthyer shfaqjeve dhe do ta vijojë turneun edhe në qytete të tjera për të treguar historinë e pushtimit dhe çlirimit të Khersonit.

“Falë Zotit, shumë ukrainas, shumë qytete ukrainase, nuk e kanë jetuar gjithë këtë. Por ne duam t’u tregojmë atyre historinë tonë”, tha drejtori i teatrit, Oleksandr Knyga.

 Khersoni qëndroi i pushtuar nga Moska për rreth 8 muaj, por forcat ukrainase arritën ta çlirojnë pas shumë përpjekjeve. Kjo gjë ka bërë që qyteti t’i rikthehet jetës normale pavarësisht sulmeve të herëpashershme të rusëve.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA