26/11 23:02
Rey Manaj pranë rikthimit në Serie A. Sezoni i fundit ishte për t’u harruar për ish-sulmuesin e Interit dhe Barcelonës.
Lushnjari zhvilloi vetëm gjashtë ndeshje me Watfordin në Championship, duke shënuar një gol.
Problemet fizike nuk e lejuan Manajn të shfaqte aftësitë e tij në ishull.
Ndërkohë, Frosinone, klubi i rikthyer në elitën e futbollit italian, po tenton të arrijë një akord me 26-vjeçarin.
Nëse arrihet marrëveshja, Frosinone do të kthehej në ekipin e gjashtë italian për Manajn.
I cili më parë ka luajtur me Cremonese, Interin, Pescarën, Pisën dhe Spezian. Klubi lacial ka siguruar këtë merkato edhe shërbimet e Marvin Çunit, një tjetër sulmues shqiptar.
Top Channel