Bie zjarr në shtëpinë e pushimit për persona me aftësi ndryshe në Francë, raportohet për viktima

09/08/2023 11:49

Një zjarr në orët e para të mërkurës përfshiu një shtëpi pushimi për personat me aftësi ndryshe në qytetin lindor të Francës, Vingenaim.

Autoritetet raportojnë se 11 persona rezultojnë të zhdukur nga shkatërrimi I banesës ndërsa 17 të tjerë janë shpëtuar nga forcat zjarrfikëse.

 

Ministri i Brendshëm francez Gerard Darmanin shkroi në Tëitter se “megjithë ndërhyrjen e shpejtë dhe të guximshme të brigadës së zjarrfikësve, ka raportime për shumë viktima”.

Top Channel