Balla takim me Ambasadorin Reinout Vos: Bashkëpunimin më të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese hollandeze në luftën kundër krimit të organizua

08/08/2023 11:54

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Reinout Vos.

Gjatë takimit Balla dhe Reinout Vos diskutuan mbi bashkëpunimin shumëplanësh me agjencitë ligjzbatuese hollandeze në luftën kundër krimit të organizuar.

Një temë tjetër diskutimi gjatë takimit ishte dhe mundësia e marrjes së ekspertizës në fushën e sigurisë publike.

Postimi i plotë i ministrit Balla:

Mirëprita në një takim Ambasadorin e Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Reinout Vos. Bashkëpunim shumëplanësh me agjencitë ligjzbatuese hollandeze në luftën kundër krimit të organizuar si dhe mbi mundësitë e marrjes së ekspertizës në fushën e sigurisë publike.

Top Channel