Personat që transportojnë emigrantë të paligjshëm në vendin tonë, fillimisht sigurohen që rruga “të jetë e pastër nga policët”, ndonëse jo gjithnjë ia dalin t’u shpëtojnë patrullave të vendosura në akset rrugore.
Në 23 korrik, dy të rinj, një 23-vjeçare dhe një 26-vjeçare u vunë në pranga gjatë operacionit “Road Guard 69”. Nga hetimet, rezulton se me mjetin e tyre, në rrugën “Ura e Dragotit – Ura e Leklit”, monitoronin një tjetër mjet, që transportonte emigrantë të paligjshëm. Në mjet ndodheshin tetë emigrantë nga vendet e treta, të cilëve kundrejt pagesës prej 500 euro, u ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.
Kështu, dy të rinjtë kontrollin rrugët për të shmangur policinë. Ndaj tyre ka nisur tashmë hetimi, ndërkohë që është në kërkim 25-vjeçari që drejtonte mjetin me emigrantët.
Top Channel