Blerja e re e Manchester United, Rasmus Hojlund, prezantua plot bujë në mitikun “Old Trafford” para një numri të konsiderueshëm tifozësh.
Sulmuesi danez 20-vjeçar është kthyer në transfertën më fitimprurëse në historinë e Atalantës me 75 milionë eurot e paguara nga “Djajtë e Kuq” (plus 10 në bonuse). Lojtari ka folur për kanalet zyrtare të klubit anglez, duke fituar ende pa zbritur në fushë zemrat e tifozëve:
“Jam entuziast, do të derdh gjak për këtë fanellë dhe dua të fitoj trofe, prandaj jam këtu. Sigurisht që kam shumë për të mësuar, por dua të bëhem një sulmues i klasit botëror sa më shpejt të jetë e mundur.”
Danezi vazhdon: “Unë jam këtu edhe sepse Premier League është më konkurruesja në botë. Të luaja për Manchester United ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe këta faktorë më shtynë të vendos të vij këtu./ Super Sport
Top Channel