William Friedkin, regjisor i filmave ikonë të viteve 1970, duke përfshirë “The French Connection” dhe “The Exorcist”, ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.
Lajmin e hidhur e dha gruaja e tij Sherry Lansing, ish-CEO e Paramount Pictures, për The Hollyëood Reporter të hënën.
Friedkin fitoi Oskarin për regjinë më të mirë për “Lidhja franceze” në vitin 1972, duke u nominuar sërish për të njëjtin trofe dy vjet më vonë për horrorin okult “Exorcist”, filmi që mblodhi dhjetë nominime dhe dy statuja.
Friedkin njihet për filmin televiziv “The Bold Men” në vitin 1965 apo “The Boys in the Band” në vitin 1970, me të cilët eksploroi temat e homoseksualëve në kinema, e cilësuar si epokë e artë për regjisorin.
Tituj të tjerë të shquar në jetën artistike të Friedkin përfshijnë “Cruising” të viteve 1980, me protagonist Al Pacino dhe “To Live and Die in LA” në 1985, me Willem Dafoe.
Ai drejtoi gjithashtu “Bug” të vitit 2006 me Ashley Judd, Michael Shannon dhe Harry Connick Jr., dhe “Rules of Engagement” nga viti 2000, me Tommy Lee Jones dhe Samuel L. Jackson.
Një nga daljet e tij më pak të suksesshme ishte “Jade”, me protagonist David Caruso dhe Linda Fiorentino, një film erotik-triller që dështoi në vitin 1995.
Puna më e fundit e Friedkin si regjisor ishte “Djalli dhe Babai Amort” i vitit 2017. Ai gjithashtu kishte një film të ardhshëm i cili nuk është publikuar ende “The Caine Mutiny Court-Martial”, me protagonistë Kiefer Sutherland, Jason Clarke dhe Jake Lacy, sipas faqes së tij në IMDb.
Friedkin ishte martuar katër herë, me aktoren e njohur franceze Jeanne Moreau, nga viti 1977 deri në 1979; aktoren britanike Lesley-Anne Doën nga viti 1982 deri në 1985; gazetaren Kelly Lange nga viti 1987-1990 dhe producentja e filmit hollivudian, Lansing, me të cilin ishte i martuar nga viti 1991 derisa ndërroi jetë.
Ai la gruan e tij, së bashku me dy djemtë, Jackson dhe Cedric Friedkin.
Top Channel