“Bonusi i Rijetëzimit” , që synon rijetëzimin dhe restaurimin e Monumenteve të kulturës, dhe jo vetëm, tashmë ka shpallur listën e fituesve dhe ato janë 58 objekte.

Ministria e Kulturës shpalli në janar të këtij viti thirrjen e “Bonusit të Rijetëzimit”, ku së fundmi ka shpallur dhe fituesit. Fituesit janë përzgjedhur nga 173 aplikime këtë vit.

Për vitin që lamë pas Ministria e Kulturës pati një fond prej 10 milionë lekësh të reja për projektet e “Bonusit të Rijetëzimit”, ndërsa këtë vit buxheti është 50 përqind më i madh se një vit më parë dhe harta gjeografike e projekteve fituese është më e gjerë, duke prekur edhe ato zona ku nuk kishte shkuar në vitin 2022, si në Elbasan, Bulqizë, Konispol, Qeparo e Himarë, ndërkohë që numër i madh i përfituesve numërohet në qytetet nën mbrojtjen e UNESCO-s, si Gjirokastra, Berati apo qytetet me trashëgimi kulturore të spikatur si Kruja.

Për vitin 2022,  aplikuan 96 individë dhe u mbështetën nëpërmjet kësaj nisme 41 projekte fituese në Shkodër, Krujë, Berat,Gjirokastër, Korçë, Përmet, Pogradec, etj.

Bonusi, një ndihmë në formë granti, që në krijim ju dedikua të gjithë individëve që duan të zhvillojnë pronën e tyre në qendrat historike të qyteteve, duke mundësuar restaurimin dhe kthimin e objekteve në modele të qëndrueshme biznesi që gjenerojnë të ardhura dhe punësim për komunitetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA