Rusia sulmon një qendër të transfuzionit të gjakut në Ukrainë, raportohet për viktima

06/08/2023 10:53

Rusia goditi me bombë një qendër të transfuzionit të gjakut në verilindje të Ukrainës, duke vrarë dhe plagosur njerëz.

Lajmin e bëri të ditur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i cili nuk dha detaje se sa persona mbetën të vrarë apo të plagosur në sulmin e shënuar në Kupiansk, në rajonin e Harkivit.

Vetëm ky krim lufte tregon gjithçka për agresionin rus.“-tha Zelensky, ndërsa Rusia nuk ka dhënë asnjë koment.

Sulmi ndodhi vetëm një ditë pasi Moska akuzoi se një cisternë nafte ruse, u dëmtua nga një goditje ukrainase me dronë në Ngushticën e Kërçit, pranë një ure që lidh Krimenë e aneksuar nga rusët me Rusinë.

Qyteti Kupiansk dhe zonat përreth ranë nën kontrollin e trupave ruse në ditët e para të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska, në muajin shkurt të vitit të kaluar, por u çliruan gjatë një kundërofensive ukrainase në shtator.

Në Detin e Zi, sulmet janë rritur që nga koha kur Rusia nuk pranoi të vazhdojë një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Turqia e Kombet e Bashkuara (OKB) për eksportimin e drithërave ukrainase përmes detit.

Top Channel