Mjedrat janë ndër frutat më të mira e të shijshme që mund të shijojmë gjatë stinës së verës, por edhe në dimër nëse dimë t’i ngrijmë siç duhet.

Përveç shijes, mjedrat janë shumë të pasura në vlera dhe futen në kategoritë e frutave më të shëndetshme të pyllit.

Një filxhan  çaji me mjedra ofron 50% të dozës minimale të rekomanduar të vitaminës C. Kjo vitaminë është shumë e rëndësishme për imunitetin dhe shëndetin e lëkurës.

Përveç vitaminës C, mjedrat kanë edhe mangan dhe vitamin K, të rëndësishme për shëndetin e kockave. Nëse këto nuk mjaftojnë, më poshtë do të mësoni 7 arsye të tjera përse duhet të konsumoni sa më shumë mjedra.

Kanë pak sheqer

Mjedrat njihen si një ndër frutat me më pak sheqer. Për shembull, një mollë mesatare ofron 20 gramë fruktozë ndërsa një filxhan çaji me mjedra ofron 5 gramë fruktozë.

Kanë shumë antioksidantë

Mjedrat janë tejet të pasura me antioksidantë të cilët janë të dobishëm kundër sëmundjeve të zemrës, kancerit, diabetit dhe mbipeshës.

Për më tepër, antioksidantët luftojnë inflamacionin që lidhet direct me plakjen e parakohshme por edhe qelizat tumorale.

Shumë të mira për rënien nga pesha

Një filxhan çaji me mjedra ofron 8 gramë fibër, ose një të tretën e dozës minimale ditore të rekomanduar nga ekspertët.

Fibra ju mban të ngopur gjatë dhe pengon luhatjet e sheqerit. Ajo i bën shumë mirë sistemit tretës dhe mikrobiomës së stomakut.

Të mira për diabetikët

Konsumi i rregullt i mjedrave ul sasinë e nevojshme të insulinës për mbajtjen nën kontroll të nivelit të sheqerit në gjak. Studimet konfirmojnë se njerëzit që konsumojnë dy filxhanë çaji me mjedra në ditë kanë nivele më të ukëta të sheqerit në gjak.

Të shkëlqyera për trurin

Mjedrat janë ndër frutat më të mira për shëndetin e trurit dhe kujtesën. Këto veti i atribuohen nivelit të lartë të antioksidantëve të cilat eliminojnë toksinat që rrezikojnë funksionet e trurit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA