Stina e verës është në mesin e saj. Pushimet gjithashtu për çdokënd që pret t’i nisë ato e bashkë me të edhe një sezon me tituj të mirë librash.
Ngjarjet botërore me luftën në Ukrainë apo krizën ekonomikë që pandemia la pas nuk e dëmtoi shijen e lexuesit veçse e dredhoi atë në një trend tjetër, atë të mendimit politik.
Por kjo verë me titujt klasikë njeh dhe besnikët e saj. Ata që zgjedhin të jetojnë ende në Rusinë e shekullit të 19-të me historitë dramatike dhe komplekse, të Fjodor Dostojevskit dhe romanet më të buta për nga dashuria të Leo Tolstoit. Këta klasikë mbeten gjithmonë ca male të lartë që dashnorë shqisave të shpirtit por dhe të zemrës, nuk do t’i refuzonin kurrë t’i ngjiteshin edhe njëherë.
Librat janë një magji kur ndjen gëzim teksa humbet në botën e tyre. Edhe kur digjesh nën diell pa kuptuar apo dhe kur dallga të merr trupin nën një ndjesi të ngjashme. Shkrimtari, audiobooks apo dhe podkasteri kthehen papritur në magjistarë të fjalës, duke të të befasuar me historitë e tyre.
“Mitrush Kuteli, Ismail Kadare apo Petro Marko, meqë ky është viti i tij”, thotë Alda Bardhyli, drejtoresha e QKLL.
Kjo është vera, një gëzim më vete sepse ti vendos vetë të zgjedhësh librin si mik të vjetër edhe për kënaqësi. E sigurt është që mes një morie historish romantike që lindin në det, të flirtosh përmes librit është një kënaqësi më shumë se e magjishme padyshim.
Top Channel