Iu ngecën automjetet në baltë gjatë natës në pyllin e Divjakës, ndihmohen 8 turistët italianë

06/08/2023 12:17

Tetë turistë italianë janë ndihmuar mesnatën e djeshme nga Policia e Divjakës, pasi kishin ngecur në baltë në mes të pyllit, gjatë eksplorimit në lagunën e Karavastasë.

Policia ka shkuar në zonën e sinjalizuar dhe përmes përdorimit të një makine teknologjike (skrep), i kanë nxjerrë 2 automjetet nga rruga me baltë ku kishin ngecur.

8 turistët janë shoqëruar me automjetet e Policisë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Top Channel