
Andre Onana pësoi një gol nga mesi i fushës në miqësoren përballë Lensit.
Gjithsesi, Manchester United përmbysi gjithçka në pjesën e dytë dhe fitoi 3-1 përballë nënkampionëve të Francës.
Portieri kamerunas, i cili u transferua gjatë kësaj vere në ishull nga Interi, mori përsipër përgjegjësitë e golit të pësuar nga Florian Sotoca. Në takimin e tij të parë në ” Old Trafford”.
“Jam i lumtur me ndeshjen time të parë këtu dhe krenar për punën e bërë nga ekipi. Mikpritja e tifozëve ishte e ngrohtë. Jam i kënaqur me fitoren.
Sigurisht, ne mundemi gjithmonë të përmirësohemi, ka disa gjëra dhe aspekte loje që duhet t’i rregullojmë. Siç e them gjithmonë, unë jam përgjegjës për gjithçka kur pësojmë gola.
Unë jam portieri, ndaj marr të gjitha kritikat dhe të gjithë presionin mbi vete. Ishte një ndeshje e madhe për mua dhe për shokët e skuadrës, jam i lumtur për të gjithë“, deklaroi “gardiani” afrikan.
Për shërbimet e të cilit “Djajtë e Kuq” paguan 55 milionë euro në arkat e Interit, nënkampionëve të Europës.
Top Channel