Thibaut Courtois është një nga pikat më të forta të Real Madrid.
Portieri belg është rikthyer në formën e ditëve më të mira dhe ka dhënë një kontribut të madh në sukseset e viteve të fundit të “Los Blancos”.
Dëshira e 31-vjeçarit, i cili ka edhe 3 vite kontratë me Realin, është ta mbyllë karrierën në “Santiago Bernabeu”.
“Tri vite janë shumë në futboll, por unë mendoj se të gjithë e dinë se jam i lumtur te Reali. Dua të tërhiqem nga futbolli me këtë skuadër, dua ta mbyll këtu”.
Courtois merr si shembull Luka Modric, shokun e skuadrës, i cili vazhdon të jetë brilant në fushë edhe pse vitet kalojnë dhe muajin e ardhshëm do të festojë 38-vjetorin.

“Sezoni i kaluar nuk ishte i keq, por ne duam të reagojmë dhe të fitojmë gjithçka. E nisëm mirë, fituam Superkupën e Europës. Po paraqiteshim mirë edhe në kampionat, por gjërat ndryshuan pas Botërorit.
Nuk ia dolëm të mbanim të njëjtin nivel pas Kupës së Botës. Humbëm Superkupën e Spanjës kundër Barcelonës në një mënyrë të shëmtuar. Më pas nisëm të linim pikë edhe në kampionat.
Fituam Kupën e Mbretit dhe mbërritëm në gjysmëfinalet e Champions League. Jemi të lumtur, por jo për humbjen 4-0 ndaj Manchester City. Këtë vit do të synojmë të rikthehemi në finalen e Championsit dhe të fitojmë sa më shumë trofe.
Në Madrid luhet për të triumfuar në çdo kompeticion. Kemi bërë disa blerje emocionuese, si Bellingham. Të gjithë jemi entuziastë për nisjen e sezonit të ri. Uroj ta nisim sa më mirë”, theksoi një ndër portierët më të mirë në planet./SuperSport
Top Channel