Bëri polakët me zemër, Arbër Hoxha pranë transferimit të Widzew Lodz, por me një kusht…
Piloti Carlos Sainz mund të largohet nga Ferrari.
Mediat raportojnë se piloti spanjoll ka nënshkruar një parakontratë me skuderinë Sauber, e cila mund të shënojë një kapitull të ri në karrierën e tij sportive. Pasi do të regjistronte një lëvizje të bujshme në botën e Formula 1.
Carlos Sainz është pjesë e skuderisë së Ferrarit, ndërkohë që kontrata me “kokëkuqen” është e vlefshme deri në vitin 2024. Në 2026-n skuderia Sauber do të shndërrohet në Audi, gjë që i shton edhe më shumë mundësitë që të bashkohet me këtë skuderi.
Drejtori i ekipit italian, Frederic Vasseur, e ka bërë të qartë se rinovimi i kontratave të pilotëve nuk është prioritet për momentin. E në të tilla kushte edhe spanjolli duket se ka gjetur destinacionin e ri.
“Duhet sa më shpejt të jem në dijeni të marrëveshjes. Do të jem më i qetë dhe më i përqendruar nëse do të jem plotësisht i bindur se me cilën skuadër do të garojë në vazhdim”, ka thënë së fundmi Sainz./ Supersport
Top Channel