Arsenal shpallet për të 17-ën herë në histori fitues i Community Shield.
Manchester City – Arsenal 1-1 (4-3 pen.)
Shënues: (Palmer 77’/Trossard 101′)
Në goditjet e 11-metërshave të besuarit e Mikel Artetës u treguan më të saktë, duke mundur kampionët e Europës dhe të Anglisë. Manchester City.
Goli i i 21-vjeçarit Cole Palmer nuk i mjaftoi skuadrës së Guardiolës, për shkak se një realizim i Trossard në limitet e ndeshjes, çoi gjithçka te goditjet e penalltive, aty ku lojtarët e Arsenalin u treguan të gjithë të saktë, ndërsa De Bruyne dhe Rodri gabuan nga pika e bardhë.
Nis kështu një sezon i ri, me një ndeshje spektakolare, që paralajmëron një edicion të magjishëm në ekranin e Supersport/Digitald, që do të vijë me shumë surpriza.
Top Channel