Të hënën, në mesditë, do të hidhet shorti për fazën e play-off të Conference League, aty ku synojnë që të shkojnë tri skuadrat shqiptare që kanë arritur në raundin e tretë të kualifikueseve.
Partizani, Ballkani dhe Struga do të njohin kundërshtarët e mundshëm që do të kenë përballë.
Sipas formatit të përcaktuar, skuadrat që vijnë nga Champions League do të ndeshen me njëra-tjetrën në këtë kompeticion. Skuadrat kampione, që do të kualifikohen nga turin i tretë i Conference League do të ndeshjen me ekipet kampione që do të eliminohen nga raundi i tretë i Europa League.
Në të tilla kushte, skuadrat shqiptare, në rast se kualikifikohen, do të ndeshen me një prej skuadrave që do të eliminohen nga çiftet, Žalgiris – BK Häcken, Qarabağ – Helsinki, Zrinjski Mostar – Breidablik, Sheriff Tiraspol – BATE Borisov dhe Astana – Ludogorets.
Ndeshjet e play-off-it të Conference League do të luhen në 24 dhe 31 gusht e do të vijnë në ekranin e SuperSport/DigitAlb.
Top Channel