Tronditëse në Greqi/ Theret për vdekje 25-vjeçarja. I dashuri pretendoi se u sulmuan, por nuk iu gjet asnjë plagë në trup 20/09 22:55
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka komunikuar me ministrin e Jashtëm turk Hakan Fidan për perspektivat e ringjalljes së marrëveshjes tashmë të dështuar të grurit të Detit të Zi gjatë një telefonate sot, ka zbuluar një burim turk.
Mediat e huaja raportojnë se diplomatët diskutuan marrëveshjen, e cila skadoi muajin e kaluar, si dhe NATO-n dhe një proces të mundshëm normalizimi midis Azerbajxhanit dhe Armenisë.
Më herët, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba zhvilloi gjithashtu një telefonatë me homologun e tij turk, ku “theksoi ndikimin e dëmshëm të tërheqjeve të Rusisë në vendet afrikane dhe sigurinë globale të ushqimit”.
Top Channel