I akuzuar për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, mbyllet me tensione seanca në GJKKO ndaj Ilir Selmanit: Nuk kam asnjë lidhje në këtë ngjarje/ Nëna e viktimës: Të dënohet me 28 vite burg ose më sillni djalin në shtëpi ta shikoj Duke qenë në qendër të Shqipërisë si pikë e cila lidh akset kryesore turistike, Elbasani gjithashtu ka ngarkesë të qarkullimit në këto ditë të nxehta vere.
Ardhja e emigrantëve gjithashtu ka ndikuar në shtimin e mjeteve e për pasojë sektori i qarkullimit rrugor ka kaluar në gatishmëri të plotë për përballimin e situatës dhe uljen e rrezikshmërisë në rrugë.
Masa janë marrë për të disiplinuar sidomos lëvizjet e motorëve dhe biçikletave gjatë natës të cilat shpesh herë bëhen shkak për aksidente në akset nacionale.
Teksa lëvizjet e mjeteve thuajse janë dyfishuar policia rrugore kërkon bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve për të treguar kujdes në zbatimin e rregullave të qarkullimit me qëllimin evitimin e aksidenteve dhe një sezoni turistik të mbarë.
Top Channel