Nga ambulancat te mjekët patologë, ishulli grek i Kos po përballet me një problem të njohur: mungesat kronike të burimeve kyçe të kujdesit shëndetësor.
Mbi një duzinë ishuj përballen me një problem të ngjashëm, duke përfshirë destinacionet globale si Mykonos dhe Santorini.
“Mjekët që kemi nuk mjaftojnë,” thotë Maria, nipi i së cilës duhej të priste rreth 40 minuta që ambulanca e vetme që punonte në ishull për ta marrë pas një aksidenti me makinë.
“Mjekët janë të mirë, por duhet të vijnë më shumë. Mjekët që kemi nuk janë të mjaftueshëm. Të gjithë brenda në spital janë të mahnitshëm, por sa do zgjasin?”- tha Maria, banore në Kos
“Nevojat e ishullit janë shumë të mëdha gjatë dimrit dhe verës. Ne jemi shumë mbrapa me kërkesat që duhet të mbulojmë. Në një moment kjo çështje duhet të zgjidhet dhe ne kërkojmë nga njerëzit që të kërkojnë atë që është e vetëkuptueshme, shëndet publik dhe mbi të gjitha falas”– tha Garifalia Karanassiou, drejtuese e shoqatës së stafit të spitalit të Kos.
Banorët e ishullit thonë se problematika e mungesës së mjekëve bëhet më e fortë në muajt e verës kur ishujt dy apo trefishohen nga turistët.
Top Channel